Deputeti i VV-së gjatë dëshmisë së tij në Hagë tregon si e njohu Salih Mustafën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Ish anëtari i shtabit të zonës operative të Llapit, Fatmir Humolli po dëshmon pranë Dhomave të Specializuara në Hagë në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Humolli tha se Salih Mustafa ishte komandant i guerilës BIA e cila ka funksionuar në zonën urbane në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq. Ndërsa atë e kishte takuar për herë të parë në vitin 1996 në Tiranë, pas lirimit të Mustafës nga burgu.

Prokurori, Cezary Mihailzcuk krahas pyetjeve për pozitën që kishte pasur Humolli në zonën operative të Llapit, u interesua të di edhe për mënyrën se si e njihte ai Salih Mustafën.

Humolli tha se për Salih Mustafën kishte dëgjuar në vitet e 90-ta, por me të ishte takuar në Tiranë në vitin 1996, pas lirimit të Mustafës nga burgu i cili ishte dënuar si pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim të Kosovës.

Humolli: Kam dëgjuar nga viti 90 për të, kurse e njoh direkt pas vitit 1996

Prokurori: Si u takuat në 1996?

Humolli: Ishte liruar nga burgu që ka qenë i dënuar nga gjykata serbe dhe jemi takuar në Tiranë me Salih Mustafën

Prokurori: A mund të tregoni Prokurorëve dhe Gjykatës diçka më shumë për takimin me Salih Mustafën për ccka ishte ky takim?

Humolli: Salih Mustafa ka qenë i dënuar si pjesëtar i Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës dhe pas dalje nga burgu së bashku me Bahri Fazliun e kemi diskutuar gatishmërinë e Salih Mustafës për të vazhduar luftën kundër pushtuesit serb.

Prokurori: Kur e takuat ju Salih Mustafën në 1996 ishte ai ndërkohë anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pra ishte ndërkohë ai anëtar?

Humolli: Së pari është pyetur gatishmëri e tij për të vazhduar luftën në momentin kur ka pranuar ta vazhdoj luftën ka vazhduar të jetë anëtar i Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës

Prokurori: Cila ishte pozita e Salih Mustafës në Lëvizjen Kombëtar për Çlirimin e Kosovës?

Humolli: Në një periudhë ka qenë vetëm anëtar i Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës…Struktura e organizuar e Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës ka qenë me Këshilla popullore këto këshilla kanë ndërtuar me anëtar të cilët kanë bërë treshet organizative dhe Sali Mustafa ka marr përsipër me i zgjeruar radhët e Lëvizjes Kombëtar për Çlirimin e Kosovës në Prishtinë dhe kudo që njeh në Kosovë.

Prokurori tutje pyeti dëshmitarin, Fatmir Humolli se i akuzuarit Salih Mustafa a ishte anëtar i UÇK-së.

Me këtë rast Humolli tha se pas bashkimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim të Kosovës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ka qenë komandant i gueriles BIA e cila ka funksionuar në kuadër të zonës urbane në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.

Humolli: Pozita e Salih Mustafën në UÇK ka qenë komandat i gueriles BIA

“Në këtë periudhë Lëvizja Kombëtar për Çlirimin e Kosovës ka ndërtuar njësitet e UÇK-së pavarësisht prej UÇK-së dhe njësitet e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës pas vrasjes së Zahir Pajazitit është marr vendim që të gjitha njësitet do të quhen njësite të UÇK-së …Pas bashkimit me UÇK-në Salih Mustafa është anëtar i UÇK-së pasi ka qenë pjesë e njësiteve të armatosura të Lëvizjes kombëtar për Çlirimin e Kosovës për ndërtimin e njësive të armatosura të LKÇK-së kam qenë vetë përgjegjës me një vendim të Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së… Pozita e Salih Mustafën në UÇK ka qenë komandat i gueriles BIA e cila ka funksionuar në zonën urbane në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq”, tha ai.

Prokurori u interesua të di për ndërhyrjen e pjesëtarëve të zonës operative të Llapit në Prishtinë në fund të marsit, më pas dëshmitari Humolli tha se kanë hyrë në Prishtinë pasi kanë vlerësuar se ka rrezik për ndonjë masakër kundër popullatës civile në Prishtinë nga forcat serbe.

“Ka qenë pas informacioneve që na ka sjell guerilja e Prishtinës që policia serbe ka shpërndarë trakte për me e orientuar popullatën që të ik drejtë Maqedonisë dhe shtabi i zonës operative të Llapit kur i ka parë këto ka vlerësuar se ka rrezik që të bëhet ndonjë masakër kundër popullatës civile në Prishtinë dhe ka marr vendim që njësitet me armë të lehta ata që e njohin Prishtinën të futen në Prishtinë për të mos krijuar mundësi që policia serbe me vepruar lirshëm dhe pas kësaj kushdo prej ushtarëve që e kanë njohur Prishtinën ka hyrë në Prishtinë në mesin e tyre jam edhe unë së bashku me Salih Mustafën[…]Salih Mustafa i ka njohur ushtarët e gueriles që nuk ka qenë detyrë e jona që t’i njohim dhe kemi hyrë së bashku me Ejup Maqedoncin që ka qenë epror në një njësitë në Sharban me disa ushtarë të tij[…]Kemi qëndruar afërsisht dy ditë kemi hyrë afër fundit të datës 30 kemi qëndruar tërë ditën jemi larguar herët më 1 prill prej qytetit jemi larguar për pa u zbardhur”, tha ai.

Më pas prokurori ka vazhduar t’i tregoj një hartë të Prishtinë dëshmitarit Humolli për të cilën u interesua të di a mund të na shënoni Prishtinës për rrugën që kanë ndjekur nga Prishtina deri në Llapashticë ku ishin kthyer më 1 prill nga Prishtina.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor të vitit 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...