Deputeti i PSD-së deklaron 68 mijë euro kesh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Deputeti i parlamentit të Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani i cili është edhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka deklaruar në llogarinë e tij 68 mijë euro para kesh. Ndërsa si deputeti i vendit pagë vjetore ka deklaruar se merr 7 mijë e 490 euro.

Gorani i cili ka njoftuar se kryen edhe punën e hulumtuesit në  një organizate joqeveritare “Qendra Liberale – Demokratike”, nuk ka deklaruar sesa është paga e tij në këtë institucion.

 

 

Po ashtu Gorani ka deklaruar një shtëpi me vlerë 250 mijë euro e cila është 250 metra katrorë.

Ndër tjera deputeti i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar edhe të hyrat e dy prindërve të tij nga pensionet që marrin, e që bashkë arrijnë vlerën e 3 mijë e 780 euro, Insajderi.

Ai ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij prej 11 mijë e 520 euro, nga puna e saj që bënë në AKP.

Gorani posedon edhe një veturë të blerë në vitin 2006, të cilën e ka vlerësuar 3 mijë euro, ndërsa edhe  një veturë tjetër të bashkëshortes, të cilën e ka vlerësuar 4 mijë e 500 euro.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...