Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, i është kundërpërgjigjur Jakup Krasniqit.
Deputeti Muja ka shkruar në Facebook se gjithmonë ju krijohet obsesioni para syve, por “bacit Jakup nuk i është hequr që nga 4 dhjetori”.
Muja ka thënë se procesi zgjedhor është aq i rregullt, saqë rregullsia e tij e ka çrregulluar më së shumti Nismën për Kosovën, shkruan Express.
Statusi i plotë i Shaip Mujës:
Humbësve gjithmonë ju krijohet obsesioni para syve. Por, baci Jakup para syve e ka që nga 4 dhjetori. Procesi i sotëm zgjedhor në komunën e Drenasit është aq i rregullt, saqë rregullsia e tij më së shumti e ka çrregulluar Nismën për Kosovën.
PDK sërish përçoj mesazhin se Drenica di të bëjë demokraci dhe di ta ndërtojë shtetin. Gara politike është e ndryshme baci Jakup dhe në faza të ndryshme, sikur të ishe në PDK, ti vetë i kishe marrë mbi 10,000 vota, por sot me krijesën e Nismës, më vjen keq që qysh në orën 19:00 do ta kuptosh vlerësimin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk janë hajdutë, por demokratë të vërtetë.


