Deputeti i PDIU-së rrahu kreun e PD-së në Peqin

PUBLIKUAR

Partia Demokratike (PD) denoncoi mbrëmjen e së dielës një ngjarje të rëndë të ndodhur sipas saj në Pajovë të Peqinit, rreth orës 18.00, brenda në një lokal. Sipas Arben Ristanit kryetari i degës së PD-së në këtë qytet, Diell Çela, është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij.

“Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë ngjarje, si një sulm të pastër politik ndaj përfaqësuesit tonë. Ngjarja vjen në kuadrin e një kriminaliteti në rritje brenda mazhorancës qeverisëse, dhe pason goditjen me armë dy ditë më parë në Ersekë të anëtarit të PD nga kryetari i PS atje. Dhuna barbare e ushtruar ndaj kryetarit demokrat të Peqinit nga deputeti i mazhorancës është shprehje e inkriminimit dhe lehtësisë më të cilin banditët e veshur me pushtet, godasin e rrahin qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës”, tha Ristani.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë procedim të shpejtë dhe hetim serioz e të plotë të ngjarjes. Ajo thotë se ka njoftuar dhe ka informuar ambasadat dhe partnerët ndërkombëtarë “për këtë rast skandaloz dhune”.

“Ne duam të sigurojmë çdo qytetar, se Partia Demokratike dhe njerëzit e saj as nuk frikësohen e as nuk ndalen në betejën për të pastruar politikën dhe shoqërinë nga krimi. Do të jemi në krye të kësaj beteje çdo ditë, dhe do ta fitojmë këtë betejë bashkë me qytetarët”, mbyllet deklarata e PD-së./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...