Deputeti i Listës Guxo tregon se kur do të zgjidhet kryetari i ri, nënkryetarët dhe strukturat tjera udhëheqëse

PUBLIKUAR

Lista Guxo është regjistruar sot si parti politike në KQZ, ndërsa shpejt do të futet në një proces të brendshëm zgjedhor, për ta zgjedhur kryetarin/kryetaren dhe strukturat tjera udhëheqëse, raporton Gazeta Express.

Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Burim Karameta i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme do të fillojnë me formimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, do të thirrin kuvendin e partisë dhe të zgjedhin strukturat udhëheqëse.

 

Ai është shprehur se i gjithë procesi do të marrë kohë deri në 6 muaj.

“Tash neve sipas legjislacionit të KQZ’së na presin ditë akoma më dinamike më të zëshme me punë më të mëdha në konstituimin tonë. Këshilli i Përgjithshëm do të përbëhet prej më shumë se 100 personave dhe do të formojmë kuvendin e partisë. Në Kuvendin e ardhshëm do të zgjidhet edhe kryetari edhe nënkryetari edhe sekretari. Duhet të potencojmë që kemi vendosur në kuvend rregull strikte, që të jetë vota e fshehtë. Kjo do të bëhet në ditët në vijim. Natyrisht brenda një periudhe të 6 muajve ne duhet t’i finalizojmë të gjitha këto procese, natyrisht Lista Guxo do të merr pamjen e saj të plotë”, ka deklaruar ai.

 

Karameta ka deklaruar se Lista Guxo ka treguar se i rëndësishëm për ta është shteti dhe jo partia.

“Pasi që jemi të Guxo, te emri Guxo, jo në këtë kontest po thuhet se trimat e mirë nuk nguten prej trimërie jo prej tute, është një fjalë e urtë. Këtu nuk kemi të bëjmë me trimëri, këtu kemi të bëjmë me të vërtetë që ne kemi kallxu vlerat tona dhe primare e kemi pas çështjen e Kosovës. Ju e dini shumë mirë që paraprakisht janë zhvilluar procese shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës si marrëveshje të jashtme dhe të brendshme dhe prioriteti i joni dhe i tërë Listës Guxo ka qenë realizimi i tyre në përpikëri duke dhënë kontributin tonë në qeverinë aktuale në parteritet me Vetëvendosjen”, ka shtuar ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...