Deputeti i LDK’së: Jemi në rrugë të duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se Kuvendi duhet ta thotë fjalën e fundit rreth idesë për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar për “Epoka e re” se deputetët më 4 shtator duhet ta miratojnë rezolutën për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Rugova ka theksuar se Kuvendi duhet ta parandalojë çfarëdo iniciative që rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit.

Ai ka shprehur optimizëm se rezoluta për këtë çështje do të mbështetet nga të gjitha partitë, edhe nga ato të pushtetit.

Rugova po ashtu ka paralajmëruar se opozita është në rrugën e duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...