Deputeti i LDK-së: Momenti i fundit, Demarkacioni kalon!

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës pritet që ta procedojë javën e ardhshme për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ndonëse subjkektet opozitare kanë shprehur qëndrim kundër kësaj cështje, janë edhe disa deputetë të partisë së Isa Mustafës të cilët i kanë thënë “JO” këtij verzioni.

Megjithatë, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi thotë se çështja e Demarkacionit është shtetërore e jo partiake dhe se i njëjti do të kalojë.

“Nëse veq kanë marrë vendim se është moment i fundit me ardh në parlament çështja e Demarkacionit, nuk kanë alternative tjetër apo zgjidhje të reja, është momenti  i fundit  për të gjitha partitë politike që kjo të kalojë. Besojë se të gjithë kanë me pas nivelin dhe ka me kalu kjo pik. Kontributi im ka me qenë në këtë drejtim”, ka thënë Rexhepi për Indeksonline.

Ndryshe, kujtojmë se Procedimin sa më të shpejtë të demarkacionit në Kuvend e ka kërkuar së fundi edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...