Deputetëve s’u rrezikohet mandati

PUBLIKUAR

Deputetëve s’u rrezikohet mandati

Deputetët që kanë dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit nuk rrezikohen t’i humbin mandatet e tyre edhe nëse nuk shkojnë në Kuvendin e Kosovës për gjashtë muaj radhazi, pasi që gjendja aktuale politike konsiderohet “sui generis” për të cilët ligjvënësit nuk mbajnë përgjegjësi.

Ata, po ashtu, vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre pa asnjë shqetësim, derisa të merret një vendim për konstituimin e Kuvendit apo për shkuarjen në zgjedhje të reja.

Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti e humb mandatin vetëm nëse nuk merr pjesë në seanca plenare apo komisione parlamentare për gjashtë muaj radhazi. /zeri/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i...

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...