Deputetët që s’e votuan Mustafën për Kryeministër, shkaktar për zgjedhje?

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duket se është në telashe të mëdha me një pjesë të madhe të deputetëve të tij, të cilët po i dalin kundër, pavarësisht vendimeve të organeve më të larta të partisë që ai udhëheqë.

Që nga arritja e koalicionit të LDK-së me PDK-në, janë disa deputetë të LDK-së që janë pozicionuar kundër Isa Mustafës dhe politikave të tij në tri raste: Ata kanë votuar kundër Isa Mustafës Kryeministër, si dhe kundër Hashim Thaçit President, përkundër marrëveshjes së koalicionit. Të njëjtit tani janë kundër marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, një obligim ky ndërkombëtar.

 

Si rrjedhojë, këta deputetë të LDK-së mund të bëhen shkaktarë që Kryeministri Isa Mustafa ta përfundojë mandatin qeverisës një vit para kohe, pasi që po duket se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme në mungesë të votave që koalicioni të marrë vendime të mëdha, ashtu siç po kërkon bashkësia ndërkombëtare.

E mungesa e vazhdueshme e votave të grupit të deputetëve të pakënaqur brenda LDK-së, duket se ka shkaktuar përçarje në partinë e Kryeministrit Isa Mustafa.

Deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka thënë mbrëmë në “Zona B” të Klan Kosovës se LDK duhet të merret më seriozisht me anarkinë brenda Grupit Parlamentar, pasi është e palejueshme që kjo të ndodhë.

“Askund nuk lejohet anarki e tipit çfarë po i ndodh LDK-së sot. Dhe, jo vetëm sot. Janë të njëjtit deputetë që nuk e kanë votuar Kryeministrin, janë të njëjtit deputetë që nuk e kanë votuar Presidentin Thaçi, janë të njëjtit deputetë për Demarkacionin, janë të njëjtit që nesër na bëjnë ndonjë problem tjetër. Pra, kemi të bëjmë me qëndrim kundër partisë dhe vendimeve të saj. Se nuk mundet i njëjti me pasë probleme edhe me Demarkacionin, edhe me të gjitha problemet tjera. Pra, janë i njëjti grup. Nuk lejohet kjo anarki në asnjë parti serioze”, ka thënë Metaj.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...