Deputetët në shtëpi, pagat në konto

PUBLIKUAR

Deputetët e opozitës i kanë bërë gati tre muaj, kur kanë vendosur ta bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës. Por, pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë t’i marrin pagat bazë në vlerë 1488 euro.

Vetëm bojkoti i 31 deputetëve opozitarë Kosovës i ka kushtuar 138 mijë e 384 euro në total. Por, hiç më të mirë nuk janë as deputetët “ngelaqë” të mazhorancës, të cilët regjistrohen për mëditje dhe ikin nga seanca

Kjo nomenklaturë e Kuvendit të Kosovës po dëshmohet se është më e dobëta e të gjitha legjislaturave të pasluftës, me deputetët më të papërgjegjshëm dhe të padëgjueshëm, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Legjislativi i pestë që nga themelimi po ballafaqohet me probleme, fillimisht për shkak të rebelimit të deputetëve opozitarë dhe bojkotimit të tyre, e tash së fundi edhe për mungesë të kuorumit, pasi që vetë deputetët e mazhorancës, si nxënësit “ngelaqë”, vetëm regjistrohen për mëditje, dhe ikin nga Kuvendi.

Deputetët e opozitës tash e tre muaj po e bojkotojnë punën e legjislativit, si shenjë kundërshtimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.

Por pavarësisht bojkotit, deputetët opozitarë, sikurse edhe ata të koalicionit që mungojnë, vazhdojnë t’i marrin pagat bazë nga Kuvendi i Kosovës të cilat nuk janë edhe të vogla.

Nga përllogaritjet që ka bërë gazeta “Zëri”, del se tri partitë opozitare (LVV, AAK dhe “Nisma”) së bashku kanë 30 deputetë, por punën e Kuvendit po e bojkoton edhe deputeti i pavarur Ilir Deda. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë...

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti...

E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave...