Deputetët “dorëzohen” para SHIK-ut

PUBLIKUAR

Kanë kaluar pesë vjet qëkur në Kuvendin e Kosovës është kërkuar nga deputetët e opozitës formimi i një Komisioni hetimor rreth veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), të cilin e ka udhëhequr Kadri Veseli, por një iniciativë e tillë ka dështuar qysh në fillim.

Ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në mars të 2011-s paraqiti në Kuvend idenë e themelimit të këtij Komisioni.
“Kur e kam nisur atë iniciativë për komision hetimor, ndoshta nuk e kam njohur mjaftueshëm skenën politike. Porse si një aktivist i ri në politikë dhe pa të kaluar pengmbajtëse, kam menduar se është më mirë për Kosovën dhe politikën kosovare që të përmbyllej diskursi rreth SHIK-ut. Pavarësisht rezultateve që do të mund të dilnin, ky lloj debati çoroditës do të përmbyllej. Në fakt, kjo ka qenë pothuajse fjalia kryesore edhe në fjalimin tim në Kuvend atëherë. Tash pesë vjet më vonë, ky diskurs fatkeqësisht ka mbetur pothuajse i njëjtë”, thotë Ramadani.
Pesë vjet më pas Ramadani vlerëson se ideja që kishte nisur ka qenë e mirë dhe e qëlluar, por, siç thotë ai, e parealizueshme.
Sipas tij, politika në përgjithësi e ka legjitimuar SHIK-un, ani pse e përdor në diskurs publik sipas nevojave elektorale dhe kryesisht nga ajo pjesë e politikës që ka dhënë prova të kundërta në praktikë./zëri

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...