Depay drejt shkëputjes së kontratës me Barcelonën

PUBLIKUAR

Avokati i Memphis Depay, Sebastien Ledure pritet që të takohet sot me Barcelonën që ta shkëpusë kontratën me holandezin, duke ia mundësuar vetes kalimin pa para në Juventus

Gjigantët e Serie A tashmë kanë arritur një marrëveshje në princip me ish sulmuesin e Manchester United, i cili ka vetëm një vit kontratë me katalunasit.

Sipas Sport, përfaqësuesi i Depay, Ledure, i njëjti avokat i cili bëri të mundur rikthimin e Romelu Lukakusë në Inter, do të takohet sot me drejtorët e Barcelonës me shpresë që ta finalizojë shkëputjen e kontratës së sulmuesit.

Depay e ka bërë të qartë që ai dëshiron të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, por sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi ka kërkuar një pagesë që të largohet nga klubi.

Gjigantët e La Ligës janë në krizë financiare dhe ju duhet që të zvogëlojnë pagat për të regjistruar lojtarët e tyre të transferuar, kështu që ata me gjasë do të pajtohen për një shkëputje të kontratës së Depay.

Dy palët ende janë ende në bisedime, por sipas raportit Depay dhe Barcelona pritet ta gjejnë një marrëveshje sot.

Ish ylli Lyonit dhe Manchester United pritet që të nënshkruajë marrëveshje dy vjeçare me skuadrën nga Torino ku do të paguhej nga pesë milionë euro dhe ai do ta zëvendësonte Alvaro Moratan. /GazetaExpress/

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Julian Draxler zyrtarizohet te Al-Ahli

Al-Alhi ka kompletuar transferimin e Julian Draxler nga Paris Saint-Germaini. Klubi nga Katari zyrtarizoi sot...

Interi deklason Milanin në derbin e qytetit

Interi ka treguar formë shumë më të lartë se AC Milan në Derbin Della...

Kosova fiton ndaj Marokut në Lojërat Mesdhetare në Rërë

Ekipi i djemve të Kosovës i volejbollit në rërë shënoi fitore 2:1 në sete...