Departamenti i Shtetit njofton për takimin e Blinken me Kurtin e Osmanin, tregohet edhe koha e saktë e takimit

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë udhëtuar drejt Uashingtonit në SHBA, për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në si dhe për një takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se ky takim, sipas kohës lokale në Uashington, do të mbahet në ora 16:30, që sipas kohës lokale në Kosovë, i bije në ora 22:30.

4:30 p.m. Sekretari Blinken takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit”, thuhet në agjendën e publikuar, raporton Gazeta Express.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar sot po ashtu, se në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të priten nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se do të thellohet partneriteti strategjik me SHBA-në, megjithatë nuk janë bërë të ditura paraprakisht temat që mund të diskutohen.

“Së bashku me kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, ka njoftuar Osmani.

“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, ka përfunduar Osmani./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...