Dënohet me pesë vjet burg ish rojtari i kampit Auschwitz

PUBLIKUAR

Një 94 vjeçar, ish roje në kampin famëkeq, Auschwitz është dënuar tani me pesë vite burg.

Reinhold Hanning, është shpallë fajtor si ndihmës për vrasjen e së paku 170 mijë personave, transmeton Klan Kosova.

Ai ishte një roje SS në Auschwitz nga viti 1942 deri më 1844. Ai ka thënë që e dinte se çfarë po ndodhte në atë kamp por prapë nuk kishte bërë asgjë për ta ndalur të keqen.

Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore vetëm në kampin Auschëitz kishin vrarë rreth 1.1 milionë njerëz – shumica prej tyre hebrenj.

Ky vendim erdhi pas një gjyqi që zgjati afër katër muaj në qytetin perëndimor gjerman, Detmold.

Dëshmitarët kanë thënë që Haning, që është në një karrocë invalidësh, gjatë vendimit kishte qëndruar i heshtur dhe nuk kishte shprehur asnjë emocion duke shmangur çdo kontakt me sy me të pranishmit në sallën e gjyqit.

Ky mund të jetë edhe gjyqi i fundit zyrtarë kundër nazistëve.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...