Dënohet gjyqtari që e shqelmoi futbollistin gjatë një ndeshjeje

PUBLIKUAR

Gjyqtarit francez, i cili e shqelmoi një futbollist gjatë një ndeshjeje të Ligë 1 të Francës, i është ndaluar referimi në ligë për tre muaj prej komisionit disiplinor të ligës franceze.

Tony Chapron, 45-vjeçar, e shqelmoi Diego Carlosin e Nantes kah fundi i ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain më 14 janar, pasi ishte rrezuar gjatë një përplasjeje aksidentale me lojtarin, transmeton Express.

Për më tepër, Chapron e ndëshkoi edhe me karton të kuq lojtarin duke e përjashtuar nga loja.

Një ditë pas ndeshjes, gjyqtari kërkoi falje për veprimin e bërë duke e pranuar se reagimi i tij kishte qenë i pavend dhe trashë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...