Dënohen të akuzuarit për vrasjen e të riut Leart Ademi

PUBLIKUAR

20 vjeçari N.D. nga Shkupi i cili ka marrë pjesë në zënkën që ndodhi në janar të këtij viti, ku u vra Leart Ademi, u dënua me gjashtë muaj burg. Në mungesë përsëri të 17 vjeçarit E.S. u dënua me nëntë vjet burg për të mitur, në përputhje të ligjit për burgim për të miturit.

Vrasja ka ndodhur më 3 janar, rreth 19:00, në afërsi të restorantit “Biznes” në Çair. Viktima po kthehej nga një trajnim ditor në klubin lokal të basketbollit. Pas një diskutimi të shkurtër, një nga sulmuesit nxori një thikë dhe e goditi tri herë në stomak Ademin. Leart Ademi ishte djali i gazetarit të sportit shqiptar Sami Ademi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur...

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të...

Latifi: Mjetet publike s’janë të një partie politike, qytetari s’duhet të dënohet për mënyrën se si ka votuar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po i diskriminon...