Dëmtohen kontenjerët, reagon Komuna

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj dëmtimit të kontejnerëve dhe të drunjëve dekorativ që po dëmtohen në shetitoren e qytetit nga persona të pa ndërgjegjshëm.

Aktet e turpshme të personave të pa përgjegjshëm duhet të ndalen, thuhet në reagim.
Dëmtimi i aseteve dhe pasurisë tonë është vepër e ulët e personave që nuk duan zhvillimin e komunës tonë.

Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë, si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente.
T’a duam qytetin tonë, të ndërtojmë bashkë të gjykojmë çdo sjellje në dëm të qytetit tonë, thuhet tutje.

Komuna e Lipjanit apelon te të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhet çdo pjesë si kontejnerët dhe drunjët dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...