Demi: Zgjidhje e vetme, zgjedhjet e reja (Video)

PUBLIKUAR

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, Agron Demi, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, e ka cilësuar gabim të madh përjashtimin e opozitës nga seanca e Kuvendit.

“Pezullimi i opozitës është në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi ai.

Demi sqaroi se imuniteti i deputetit s’është diçka personale e deputetit, por ajo, para arrestimit duhet t’i hiqet nga Kuvendi.

Ai zgjeidhjen e vetme për dalje nga kjo situatë e sheh te zgjedhjet e reja.

“Edhe pse zgjedhjet e reja kane me sjellë bllokadë të re, për momentin kjo është e vetmja zgjidhje”, tha Demi.

Demi tha se partitë opozitare, edhe nëse shkojnë bashkë në zgjedhje, e kanë problem për të fituar, sepse sipas tij përsëri do të fitojë partia më e madhe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...