Dembele pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele do të shqyrtojë ofertën e Barcelonës për vazhdimin e kontratës në javët e ardhshme.

Francezi ishte startues në vetëm 15 ndeshje në La Liga këtë sezon, me katalonasit që fituan titullin e kampionit, për shkak të një përsëritjeje të lëndimeve, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht shqetësimeve për qëndrueshmërinë e tij për të luajtur vazhdimisht në nivelin më të lartë, Xavi ka mbetur një mbështetës i palëkundur i anësorit.

Xavi e bindi klubin të ri-nënshkruante 26-vjeçarin verën e kaluar, pasi u largua për pak kohë, pas skadimit të kontratës së tij të mëparshme.

Kontrata e tij aktuale vlen deri në verën e vitit 2024, me Xavin dhe Barcelonën që duan të sigurojnë shërbimet e Dembeles edhe për një sezon më shumë, deri në verën e vitit 2025, sipas “Mundo Deportivo”.

Reprezentuesi i Francës besohet se nuk është i interesuar për t’u larguar dhe kësisoj është i gatshëm të shqyrtojë propozimin e Barcelonës me agjentin e tij, me një vendim që pritet të merr para fundit të qershorit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...