Dembele mund të luajë kundër Real Madridit

PUBLIKUAR

Edhe pse qëndrimi zyrtar i Barcelonës është se Ernesto Valverde nuk do ta rrezikojë Ousmane Dembelen duke e inkuadruar në El Clasico dhe se lojtari do të rikthehet në fushë në janar, privatisht klubi katalan beson se anësori mund të jetë i gatshëm për t’u përballë me Real Madridin, në atë që mund të jetë ndeshja përcaktuese e këtij sezoni.

Dembele është rikuperuar me ritëm shumë të shpejtë nga lëndimi që e pësoi në ndeshje kundër Getafes në mes të shtatorit, transmeton Express.

Në atë kohë u duk e pamundur që do arrihej në pikën që ai të konsiderohej për ndeshje kundër rivalit të madh nga Madridi.

Megjithatë, qëkur ai nisi rrugën e shërimit, shpejt u bë e qartë se ai do të rikthehej para kohe.

Megjithëse klubi ka qenë i kujdesshëm dhe publikisht e ka thënë se nuk do ta përdorë lojtarin deri në janar, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Dembele mund të luajë javën e ardhshme kundër Real Madridit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...