Dembele mund të ishte i Barcelonës për vetëm 1.5 milionë euro (Foto)

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcelonës

Barcelona ka transferuar Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet në 150 milionë euro me bonuse.

Reprezentuesi i Francës është lojtari më i shtrenjtë që Barcelona ka blerë ndonjëherë në histori të skuadrës.

Por, besoni ose jo, Barcelona e ka pasur mundësin që ta transferoj Dembelen në vitin 2014 për vetëm 1.5 milionë euro, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Express.

Në vitin 2014 Dembelen ende nuk kishte debutuar me ekipin e parë të Rennesit, por kishte shkëlqyer me ekipin U17 të Francës në kualifikimet për Evropian.

Por, drejtuesit e Barcelonës kishin hezituar që ta transferonin Dembelelen në vitin 2014. /Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...