Dembele dëshiron ta braktisë Barcelonën për Newcastle Unitedin

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele dëshiron të largohet nga Barcelona dhe t’i bashkohet Newcastle Unitedit në fund të këtij sezoni.

Përfaqësuesi i Francës Dembele ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në qershor 2022 dhe është nuk ka shprehur dëshirë për ta vazhduar atë, raporton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Dembele është i lirë të bisedojë me klub të tjera qysh nga janari dhe të largohet falas në verë.

Sipas Goal.com, 24-vjeçari synon t’i bashkohet klubit të Premierligës Newcastle, i cili së fundmi u ble nga sheikët arabë.

Raportohet se Barcelona dëshiron ta mbajë ende Dembelen, megjithatë, pasi i ka bërë ofertë për vazhdimin e marrëveshjes për edhe dy apo tri vjet të tjera.

Por oferta e klubit ka rënë në vesh të shurdhër, pasi menaxheri i Dembeles nuk i është përgjigjur asaj.

Besohet se Newcastle do të ishte i gatshëm t’i ofronte Dembeles marrëveshje të majme pesëvjeçare me pagë vjetore prej 15 milionë eurove. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...