Demarkacioni, ‘xhokeri’ i fundit i Mustafës

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa mund ta çojë mandatin deri në fund vetëm nëse Demarkacioni kalon në Kuvend. Prandaj kjo Marrëveshje nuk po procedohet pa i siguruar votat e nevojshme të deputetëve, shkruan sot, gazeta Zeri

Bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Isa Mustafa nuk e dinë nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet këtë javë në Kuvend, ndonëse janë të vetëdijshëm se moskalimi i marrëveshjes do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

 

“Nuk e di nëse Demarkacioni do të procedohet këtë javë në Kuvend”, ka thënë shkurt për “Zërin” Bajram Gecaj, këshilltar i shefit të Qeverisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK) kanë deklaruar se nëse edhe kësaj radhe nuk kalon Demarkacioni në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje pasi që, sipas tyre, Grupi Parlamentar i PDK-së është unik sa i përket votimit të kësaj Marrëveshjeje si njëra nga kriteret e BE-së për liberalizim të vizave.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë duhet të mbahen pas një viti, ndërsa mandati i kësaj Qeverie mund të përfundojë para kohe nëse Demarkacioni nuk kalon edhe kësaj here në Kuvend. Prandaj Demarkacioni vlerësohet si “xhoker” i fundit që shefi i Qeverisë ta çojë mandatin deri në fund…

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...