Demarkacioni thyen koalicionin

PUBLIKUAR

Koalicioni qeverisës po përballet me probleme gjatë miratimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht numrave që i kanë, mungesa e kuorumit po shihet si sinjal se dy partitë e mëdha mund ta çojnë vendin në zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës prej arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje e kanë quajtur veten si “koalicion i elefantëve”, meqë kishin mbi 80 deputetë në Kuvend.

Por, koalicioni qeverisës aktualisht po përballet me sfidën e numrave, meqë një mori projektligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare kanë dështuar si pasojë e mospasjes së kuorumit, shkruan gazeta “Zëri”.

E, kjo po shihet si sinjal se partnerët qeverisës do ta çojnë vendin në zgjedhje. Në seancën e 16 qershorit Kuvendi kishte në rend dite ratifikimin e Marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.  /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...