Demarkacioni e kthen opozitën në Kuvend

PUBLIKUAR

Opozita paralajmëron rikthim në Kuvendin e Kosovës në ditën kur pritet të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. LVV-ja thotë se me çdo kusht do të angazhohet për ndalimin e këtij aprovimi. Qeveria, ndërkaq këtë Marrëveshje pritet ta procedojë në Kuvend në fillim të muajit qershor.

Me të dëgjuar lajmin se Qeveria “Mustafa” po bën plane që në muajin qershor ta procedojë në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi për ratifikim, partitë opozitare kanë paralajmëruar rikthim në Kuvend, për ta pamundësuar miratimin e kësaj Marrëveshjeje.

Opozita paralajmëron një kundërshtim të ashpër, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, duke besuar se kjo Marrëveshje është e dëmshme për vendin dhe duhet ndaluar, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, Qeveria gjatë dy seancave të ardhshme nuk do ta vërë në rend të ditës këtë çështje, që konsiderohet problematike, por diku ka fillimi i qershorit. Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, i hap rrugë miratimit të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë është përmendur si njëri ndër kushtet e Bashkimit Evropian.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...