Demarkacioni diskutohet pas tri javëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës kanë shtyrë për një takim tjetër, saktësisht më datën 15 janar 2018, për ta proceduar në Kryesinë e Kuvendit raportin së bashku me Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi.

Shtyrja është bërë për faktin se Prokuroria është duke hetuar dyshimet për manipulim me dokumente e po ashtu që Komisioni për Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror në krye me Shpejtim Bulliqin kanë prezantuar edhe disa fakte të reja, që, sipas tyre, vërtetojnë se territori për të cilin po diskutohet tash e dy vjet ishte dhe është pjesë e Republikës së Kosovës. Ndërkaq ata kanë akuzuar Komisionin paraprak që nuk ka bërë demarkacion dhe as shënjim të vijës, por vijë të re kufitare.

Osmani: Të pritet vendimi për falsifikim dhe argumentet e reja nga Komisioni 

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Komisioni do ta mbajë edhe një takim tjetër më 15 janar 2018, ku do të merret vendimi për dërgimin e Marrëveshjes për Demarkacion në seancë. Po ashtu, sipas saj, ky Komision pritet të mos japë rekomandime për deputetët se a ta votojnë apo jo ratifikimin e Marrëveshjes. “Sot Komisioni ynë rekomandoi që të shqyrtohet Marrëveshja, por të mos japim rekomandim nëse duhet të votojmë pro apo kundër marrëveshjes. Më 15 janar ta vendosim për procedim në seancë dhe të vendosim se si do të procedohet”, tha Osmani.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...