Demarkacioni, 100 mijë hektarë pa dokumente

PUBLIKUAR

Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë dokumente valide kadastrale përreth 100 mijë hektarë tokë në brezin kufitar ndërmjet këtyre dy shteteve, prej të cilave mbi 12 mijë hektarë janë të Kosovës, por që me Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi kanë mbetur andej kufirit.

Këtë e kanë konfirmuar për “Zërin” ekspertë të kësaj çështjeje, sipas të cilëve, Komisioni kosovar për Demarkacionin ka vendosur që t’ia besojë komisionit malazez definimin e vijës kufitare, ndërsa nuk ka kërkuar dokumente nga ta që e vërtetojnë se këta 10 mijë hektarë i takojnë Malit të Zi.

Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga raporti i Komisionit për dokumentacionin e trajtuar për përcaktimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi, ku thuhet se në takimin e datës 07.11.2012 komisionet e këtyre dy shteteve janë dakorduar që Mali i Zi të definojë vijën kufitare. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...