Demanton drejtori i Arsenalit: Kush tha se i kemi buxhet 50 milionë euro për transfere

PUBLIKUAR

Drejtori menaxhues i Arsenalit, Vinai Venkatesham dhe shefi për transferime Raul Sanllehu kanë rritur shpresat e Gunners për këtë afat të transferëve

Drejtori menaxhues i Arsenalit Vinai Venkatesham kanë demantuar shkrimet në media që klubi ka vetëm 40 milionë funte për të shpenzuar gjatë verës, përderisa shefi i transferimeve ka thënë se pritet që të këtë edhe më shumë aktivitet të tyre derisa të përfundoj afati veror.

“Nuk e di se nga ka ardhur kjo shifër prej 40 milionë funte, e kam lexuar shumë. Nuk ka ardhur nga ne, nuk ka dalë nga klubi. numrat nuk kanë dalë nga ne”, ka thënë ai për tifozët në një takim të tyre sot.

“Ne kurrë, kurrë nuk flasim sa para do të shpenzojmë sepse kjo nuk të ndihmon fare. Raul është duke punuar shumë, sepse nëse ju shkoni në negociata dhe të gjithë e zbulojnë sa para ke, kjo fare nuk do ju ndihmojë”.

“Është e vërtetë që kemi fonde më të limituara pas tri viteve në Europa Ligë, por buxheti nuk është 40 milionë funte. Ne kemi buxhet për të bërë dallimin por në përgjithësi është një afat më i rëndë dhe ne jemi në të. E kuptoj frustrimin, por ka një numër të madh të dezinformatave që ndodhin në treg”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...