Deliu – Kurtit: A e ke ditur në vitin 2019 që rryma është lirë? Dil këqyri njerëzit që janë tronditur

PUBLIKUAR

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sot në seancën e Kuvendit se rryma ka qenë aq e lirë, sa që shumë qytetarë nuk e kanë ditur se sa po paguajnë.

Ajo e ka pyetur Kurtin se a e ka ditur këtë në vitin 2019, kur kishte premtuar se me të në pushtet, çmimi i rrymës do të ulej, raporton Gazeta Express.

 

Tash po e pyes Z. kryeministër se a e ka ditur këtë në vitin 2019 kur në fushatën zgjedhore deklarohej se çmimi i rrymës është i shtrenjtë e premtonte se kur të vijë në pushtet do ta ulte çmimin e energjisë elektrike”, tha ajo.

Deliu tha se është skuqur nga deklaratat e Kurtit.

“A turpërohet pak Albin Kurti nga këto deklarata të cilat mua si deputete e disa legjislaturave më bëjnë të skuqem… A ka ma ofendim? Për besë unë sot jam skuqur nga Qeveria”, tha ajo.

Deliu e ftoi Kurtin që t’i shoh qytetarët, të cilët, sipas saj, janë tronditur nga deklaratat e kryeministrit.

“Dil kryeministër këqyri njerëzit të cilët janë të tronditur nga deklarimet që i ke bërë sot në Kuvend”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...