Delgacioni nga UNDP vizitoi Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të marten ka pritur një delegacion nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Temë diskutimi ishte prezantimi i projektit Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë.
Përfaqësuesja e UNDP Alexandra Meierhans, në prani të Kryetarit Ahmeti, përfaqësuesve të Policisë së Kosovë, përfaqësuesve të dy bashkësive fetare ka prezentuar projektin Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, duke i njoftuar të pranishmit se për këtë projekt janë dedikuar nga BE-ja mbi një milion euro dhe do të implementohet në katër komuna të Kosovës, ajo në të njejtën kohë ka theksuar se Kosova ka një trashegemi të pasur kulturore dhe fetare dhe ne me anë të impementimit të këtij projekti synojmë të përkrahim në renovimin apo rregullimin e objekteve të ndryshme fetare dhe komunitetet do të ndihen të trajtuar në mënyrë të barabart dhe me të njejtin nivel të prioritetit.
Për përftiminin e këtij projekti komuna e përzgjedhur duhet të jetë shumë etnike, duhet ti ketë të pakten dy objekte të besimeve të ndryshme fetare, komunitetet e ndryshme fetare duhet të kenë shprehur interesim paraprak për projektin etj. ku shumë shpejt do të bëhet edhe përzgjedhja e komunave përfituese, njofton Komuna e Lipjanit.
Ndërsa, kryetari Kryetari Ahmeti, ka shprehur interesimin e Komunës së Lipjanit për të përfituar projekte qofshin ato të BE-së apo të organizatave të ndryshme e që kanë impakt të drejtë për drejt tek qytetarët e Komunës së Lipjanit, ai theksoi gatishmërinë e përmbushjes së obligime komunale duke thënë se bashkarisht me përfaqësuesit e dy bashkësive fetare do ti shiqojmë me vëmendje se me cilat projekte do të aplikojmë në këtë program, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti./LipjaniNews/

1898096_1132304926781318_6857472373508763463_n

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...