Delegacioni nga qeveria zvicerane viziton komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi,  së bashku me drejtorin  e Prokurimit, Adem Duriqin, drejtorin për Buxhet dhe Financa, Shkelezen Hajdinin,  drejtorin e Shërbimeve Publike, Heset Sahitin dhe përfaqësuesin e kuvendit komunal, Daut Azemin, të enjten  kanë pritur në një takim pune, znj. Elizabeth von Capeller,  e cila shoqërohej me delegacionin e saj nga qeveria zvicerane.
Në këtë rast, u prezantua projekti i DEMOS-it,  me rekomandimet e marrura  nga ana e komunës së Lipjanit. Po ashtu u diskutuan  çështjet e trajnimeve dhe ato të investimeve në kategoritë e përkujdesjes financiare dhe asistencës teknike të cilat i ofron partneriteti nëpërmjet organizatës zvicerane “ Helvetas” dhe asaj të komunës së Lipjanit.

 

Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, e ka njoftuar znj, Elizabeth von Capeller,  për zhvillimet mbarë komunale, dhe ka falënderuar  atë për bashkëpunimin e treguar.

 

Në anën tjetër, znj Elizabeth von Capeller –  asistente e drejtoratit të Përgjithshëm te SDC-së, shefe e departamentit të bashkëpunimit me Evropën Lindore,  ka falënderuar nënkryetarin Selimi për pritjen.   Po ashtu ajo ka folur edhe për mbështetjen që ofron organizata zvicerane “ Helvetas”  nëpërmjet projekteve të DEMOS-it.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...