Delegacioni nga komuna e Lipjanit, vizitë zyrtare në Kroaci

PUBLIKUAR

Delegacioni i Lipjanit i përbërë nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal Vlora Limani-Hajnuni, realizuan vizitë zyrtare në Kroaci, së bashku me vijuesit tjerë të Akademisë për Qeverisje Lokale të organizuar nga Instituti kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI),

Në këtë rast, ata u njohën me modelin funksional të qeverisjes lokale, me politikbërjen efikase buxhetore e decentralizuar në favor të drejtpërdrejtë të qytetarëve, si edhe e karakterizuar me autonomi të plotë të zhvillimit të politikave dhe implementimit të politikave nga niveli kombëtarë në atë lokal me bashkëpunim të ngushtë me nivelin qendror.

Kryesuesja Hajnuni, tha se gjatë kësaj vizite studimore në Kroaci ata zhvilluan takime të ndara me funksionar të lartë shtetërorë të nivelit lokal dhe të institucioneve qendrore, si dhe përfaqësues të prezencës ndërkombëtare në Kroaci, me qëllim të diskutimit dhe trajtimit për së afërmi të modelit Kroat të qeverisjes lokale.

“ Konkretisht, nga këto takime arritën të përfitohen më shumë njohuri për punën e prefekturës së Zagrebit, rolin e Kuvendit të Zagrebit, rëndësinë e nivelit regjional të Zagrebit të njohur si Zhupania, qeverisjen lokale në Rijekë, funksionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Integrimit, misionet e Ambasadës Norvegjeze në Zagreb, dhe me stafin e Fridrich Erbert Stiftung (FES) në Kroaci”, ka thënë kryesuesja Hajnuni. Po ashtu ajo ka thënë se , gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Lipjani në kuadër të Akademisë për Qeverisje Lokale, patën mundësin që të kenë takime të drejtpërdrejta edhe me ambasadoren e Kosovë në Zagreb znj. Shkëndije Geci dhe të njihen për së afërmi me punën dhe misionin e Ambasadës Kosovare në Kroaci.

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...