Delegacioni nga Gjykata Supreme pjesëmarrës në Forumin e Sarajevës

PUBLIKUAR

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani bashkë me gjyqtarët Avdi Dinaj, Valdete Daka dhe Emine Mustafa, po marrin pjesë në Forumin rajonal për Shtetin e së Drejtës për Evropën Juglindore që po mbahet në Sarajevë.

Në këtë konferencë po diskutohet për të drejtën për proces të rregullt ligjor, aktivitetet e Këshillit të Evropës në mbështetje të gjyqësorit të Ballkanit Perëndimor si dhe pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave.

Duke u fokusuar në pikat e rendit të ditës, delegacioni nga Kosova ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë duke specifikuar sfidat nëpër të cilat po kalon ky sistem si dhe duke shkëmbyer përvojat me delegacionet nga vendet e rajonit.

Ky forum do t’i vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme. ​ /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...