Delegacioni i kongresmenëve amerikanë vjen sot në Kosovë

PUBLIKUAR

Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve arrin sot në Prishtinë për takime dyditore si pjesë e Partneritetit të Dhomës për Demokraci (HDP).

Sipas njoftimit nga Ambasada Amerikane, HDP-ja është një komision dypartiak me 20 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve që punon drejtë për drejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese.

Delegacioni që viziton Kosovën do të udhëhiqet nga Kryesuesi i HDP-së, kongresmeni Peter Roskam (Republikan-Illinois), dhe do të përfshijë kongresmenin e rangut më të lartë në këtë komision, David Price (Demokrat-Karolina e Veriut), pastaj kongresmenin Adrian Smith (Republikan- Nebraska), dhe kongresmenin Gerry Connolly (Demokrat-Virxhinia), thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Delegacioni do të takohet me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, anëtarë të shumtë të Kuvendit dhe shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë së SHBA-ve me shërbim në Kosovë.

Delegacioni ka kënaqësinë që vie në Kosovë në kohën e festës së Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që të ritheksojë përkrahjen e fuqishme dypartiake të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të lëvizë në shtegun e përparimit drejtë integrimit evropian duke forcuar institucionet si Kuvendi, dhe duke thelluar marrëdhëniet bilaterale, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...