Dele Alli plaçkitet dhe grushtohet nën kërcënimin e thikës në shtëpinë e vet

PUBLIKUAR

ele Alli është mbajtur nën kërcënimin e thikës dhe është grushtuar nga dy plaçkitës që ishin futur me forcë në shtëpinë e tij në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Mesfushori i Tottenhamit ishte goditur në fytyrë nga plaçkitësit, por thuhet se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, transmeton Gazeta Express.

Dy burra ishin futur me forcë në shtëpinë e Alli në Londrën veriore pak pas mesnatës të martën dhe e kishin kërcënuar yllin anglez – i cili ndodhej në shtëpi bashkë me vëllain, prindërit dhe një mik.

Plaçkitësit kanë marrë me vete gjësende të ndryshme nga shtëpia e Alli, përfshirë stoli ari dhe orë.

Alli dhe viktimat e tjera ishin mbajtur në katin e parë dhe thuhet se dridhësin nga frika.

Prona e 24-vjeçarit mbulohet nga kamerat e sigurisë dhe pamjet e kamerave gjatë plaçkitjes janë marrë nga policia, e cila e ka nisur një hetim për këtë rast. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...