Del Piero e kritikon Buffonin: “Do ta kuptojë se gaboi rëndë për gjyqtarin”

PUBLIKUAR

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, nuk pajtohet me kritikat e Gianluigi Buffon kundër Michael Oliver – “E kam të vështirë për ta kuptuar, sinqerisht”.

Gjyqtari anglez akordoi penallti në favor të Real Madridit në fund të ndeshjes, të cilën e konkretizoi në gol Cristiano Ronaldo.

Buffon protestoi ashpër, duke u ndëshkuar me të kuq, teksa pas ndeshjes, portieri italian e quajti Oliverin edhe “kafshë” si dhe tha se ai ka “kosh të plehrave në vend të zemrës”.

“Kur Gigi foli për gjyqtarin… është e vështirë për ta kuptuar, sinqerisht”, u përgjigj Del Piero për Sky.

“Nuk e kuptoj pse duhet të bazohemi në ndeshjen e parë, futbolli është i tillë dhe ju analizoni atë që ndodh momentalisht, nëse është për mirë apo e shëmtuar”.

“Mendoj se pas pesë ditëve ai do të thotë gjëra të ndryshme për gjyqtarin për dallim nga ato që i tha”, shtoi ikona e Juves.

Del Piero dhe Buffon kanë qenë shokë skuadre te Juventusi dhe Italia për shumë viti, teksa e kanë fituar edhe Kupën e Botës së bashku, në vitin 2006. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...