Deklarata e Henryt bëhet virale, por nervozon keq tifozët e Real Madridit

PUBLIKUAR

Shakaja e bërë së fundi nga Thierry Henry ka filluar të bëhet virale në internet, por kjo nuk iu pëlqen aspak tifozëve të Real Madridit.

Ish-sulmuesi francez ishte pjesë e skuadrës më të mirë të Barcelonës në histori nën drejtimin e Pep Guardiolas, shkruan Gazeta Express.

Ai gjithmonë ka treguar dashuri të veçantë për qytetin dhe klubin katalunas, edhe pse ai është gjithashtu një legjendë e Arsenalit dhe Francës.

Pa dashur të ofendojë Real Madridin, ai për “CBS Sports”tha me shaka: “Të gjitha klubet në Evropë i frikësohen Real Madridit dhe Real Madridi i frikësohet Barcelonës”.

Pavarësisht se ishte me shaka, kjo deklaratë e Henryt nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Real Madridit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...