Dekanati ‘analfabet’ i Universitetit të Prizrenit

PUBLIKUAR

dekanati-lsquo-analfabet-rsquo-i-universitetit-t-euml-prizrenit_hd

Në tabelën publikimeve në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren është vendosur një njoftim se provimi në lëndën “E Drejta Kushtetuese I”, do të mbahet të shtunën më 28 qershor. Por, ky njoftim, me autorësi nga Dekanati i Fakultetit, ka dhjetëra gabime gramatikore që nuk do të duhej t’i bënte një fëmijë i shkollës fillore.

Njoftimi është shkruar me vetëm një fjali, ku edhe mbiemri i profesorit ishte shkruar gabimisht.

Më poshtë po e publikojmë në origjinal njoftimin e dekanatit të UPZ:

“Ftohen të gjithë studentet të cilet kan pasur provim në lëndën E Drejta Kushtetuese I te profesori Kadri Krzeziu dhe të cilët “nuk kan qen në list” qe të paraqiten në provim te profesori Kadri diten e Shtun me datë 28.06.2014 në ora 10. Nga Dekanati”, (sic). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...