Në rrugën “Xhelal Hajda” të Gjakovës, dje në orën 19:20, Policia raporton të ketë ndodhur një rast paksa i çuditshëm.
“Viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka kërcyer nga dritarja e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.


