Dedikim emocionues i Soni Malajt për ditëlindjen e babait të ndjerë (Foto)

PUBLIKUAR

Soni Malaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një dedikim për ditëlindjen e babait të saj.

Këngëtarja ka shkruar disa fjalë emocionuese për babin tashmë të ndjerë, i cili ndërrojë jetë me 13 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

“Sot është ditëlindja jote babi dhe më mungon shumë. Atje ku ti prehesh, shpresoj të shikosh sa shumë e ndjej mungesën tënde dhe sa me dhembje e përjetova largimin tënd. E ndjej që ti je me mua ne çdo hap dhe sot do të festoj ditëlindjen tënde, por do të kaloj çdo minut duke njerë mungesën tënde”, ka shkruar këngëtarja, e cila këtij postimi i ka bashkangjitur një foto të saj fëmijërie.

Sipas mbishkrimit, fotografia është bërë në vitin 1982 kur Soni ishte gjashtë muajshe. /Telegrafi/

Untitled

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...