Deda thërret për protestë paqësore dhe dorëheqje të qeverisë

PUBLIKUAR

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, përmes Facebookut ka ftuar për një protestë paqësore për ditën e nesërme.

Në protestën e nesërme, Deda thotë se “do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë shkelëse e Kushtetutës, zaptuese e institucioneve publike, e papërgjegjshme ndaj qytetarit dhe shtetit”.

“Miq të nderuar, gati 17 vite jetojmë të lirë, prej të cilave 8 vite të pavarur. Nesër do të jetë protesta më e madhe paqësore në Kosovën e lirë ku do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë shkelëse e Kushtetutës, zaptuese e institucioneve publike, e papërgjegjshme ndaj qytetarit dhe shtetit, Qeverisë autokratike që arreston pjesëtarë të opozitës”, ka shkruar Deda në facebook.

“Me prezencën tonë tregojmë që nuk pajtohemi me varfëri e mjerim, papunësi e korrupsion, e dështime të njëpasnjëshme ndërkombëtare të shtetit tonë. Nesër shprehim vullnetin e dëshirën tonë për Kosovë të prosperuar, me rini të arsimuar, pa klientelizëm, me sundim të ligjit, barazi e mirëqenie shoqërore dhe dinjitet për pensionistë, Republikën e Kosovës shtet të integruar ndërkombëtarisht. Shihemi nesër në shesh”, ka shkruar Deda.

SHIKO MË SHUMË

Policia arreston hajnat e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në...

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...