Deda: Kërkesa e ZPS-së për dënim është skandaloze e politike

PUBLIKUAR

Analisti politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së ZPS-së, për dënim me 180 vjet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas Dedës, kërkesa në fjalë synon ndëshkim kolektiv dhe jo individual, gjë që nuk është aplikuar as nga Tribunali i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi. Ai thekson se një qasje e tillë përbën precedent të paparë deri më tani.

“Kërkesa e prokurorisë speciale është skandaloze sepse, ndër të tjera, kërkon ndëshkim kolektiv e jo individual siç është praktika ndërkombëtare deri sot, përfshirë Tribunalin e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi. Kjo përbën precedent të paparë deri sot e që rezulton të jetë më shumë kërkesë e politike se sa e drejtësisë sepse kërkesa për ndëshkim kolektiv është kërkesë për ndëshkim të krejt Kosovës. Pse nuk i thërret Presidentja të gjithë liderët partiak që të formulohet pozicioni i shtetit dhe të ndërmerren të gjithë hapat pasues?. Kosova duhet menjëherë të fillojë të ndërtojë pozicion të unifikuar politik dhe juridik”, ka shkruar ai në “Facebook”.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...