Deda: Deputetët para një situate kritike

PUBLIKUAR

Deputeti Ilir Deda ka komentuar deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, se demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i pandryshuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Deda ka thënë se Kuvendi tash është para një situate kritike, nëse do ta përkrahin “jo profesionalizmin e Qeverisë me demarkacion të keq, apo mos t’a përkrahim këtë demarkacion, dhe kështu të vendosim për izolim të gjatë të qytetarëve tanë”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i deputetit Deda:

“Mesazhi i znj. Mogherini ishte i qartë – ratifikimi i demarkacionit rezulton me liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Tani ne, të zgjedhurit në Kuvend, jemi para një situate kritike – t’a përkrahim joprofesionalizmin e Qeverisë me demarkacion të keq – apo mos t’a përkrahim këtë demarkacion, dhe kështu të vendosim për izolim të gjatë të qytetarëve tanë. Nëse këto parti – në Qeveri e opozitë – nuk mirren vesh shumë shpejtë si të ecim përpara, atëherë nuk e meritojmë më votën e qytetarëve” (sic.), ka shkruar Deda.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...