Deçanasit i gjenden kallash dhe fishekë në shtëpi

PUBLIKUAR

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një AK-47, 90 fishekë dhe një thikë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Irzniq të Deçanit, ka bërë të ditur policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Irzniq, Deçan, 17.11.2021 – 07:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe sekuestruar një AK-47 me 90 copë fishekë dhe një thikë. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...