Deçanasi goditet nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri

PUBLIKUAR

Në minutat e parë të të hënës, një burrë nga Deçani është goditur nga një plumb qorr derisa ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe së është jashtë rrezikut për jetë, raporton Klan Kosova.

“Deçan / 01.01.2024 – 00:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...