Deçan: Asamblistët e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e jashtëzakonshme për Haradinajn

PUBLIKUAR

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku është kërkuar nga qeveria franceze lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por këtë mbledhje e kanë bojkotuar asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga të gjitha grupet e asamblistëve në Deçan në mbledhje kanë munguar vetëm ata të LDK-së.

Arsyet për këtë bojkot nuk dihen, derisa kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka deklaruar se një mungesë e tillë nuk është dashur të bëhet pasi mbledhja e Asamblesë është kërkuar nga të gjithë qytetarët e Deçanit pa dallim partie, njofton Klan Kosova.

“Nuk është dashtë të ndodhë kjo, sepse kjo mbledhje është me kërkesë të qytetarëve të komunës dhe për interes të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...