Debutim triumfues i Katalunisë, luan Pique dhe shënon Bojan

PUBLIKUAR

Katalunia e ka bërë debutimin e saj futbollistik duke e mposhtur Venezuelën, në ndeshjen ku luajti Pique dhe ku realizoi gol Bojan

Katalunia e ka bërë debutimin e saj në futboll, me ekipin e udhëhequr nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, shkruan Gazeta Express.

Katalunia e mposhti mbrëmë me rezultat 2:1 Venezuelën, e cila tri ditë më parë e kishte mposhtur Argjentinën me rezultat 3:1.

Katalunasit fituan 2:1 falë golave të Bojan Krkicit dhe futbollistit të Espanyolit, Javi Puados.

Nga ana tjetër, për Venezuelën shënoi Rosales.

Sa u përket yjeve që luajtën për Kataluninë vlen të veçohen, Pique, Aleix Vidal i Sevillas, Marc Bartra, Muniesa, pastaj talenti i ri i Barcelonës, Riqui Puig, ish-futbollisti i Interit, Martin Montoya dhe objektivi i Milanit, Cucurella.

Katalunia e synon pavarësinë nga Spanja dhe krijimi i ekipit të saj përfaqësues në futbll është njëri nga hapat e parë të këtij ndryshimi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...