Debat i ashpër mes Rexhajt të VV-së dhe Bajramit të LDK-së për vjedhjen në Thesar

PUBLIKUAR

Vjedhja e 2 milionë eurove në tetor të vitit 2020 nga Thesari i Shtetit vazhdon të jetë temë diskutimi në vend.

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë mes ish-ministres së Financave asokohe Hykmete Bajrami dhe deputetit të VV-së Arbër Rexhaj.

Rexhaj e ka quajtur skandal vjedhjen e Thesarit të shtetit, duke shtuar se vjedhja i është kryer ish-ministres Bajrami “para syve”.

Unë nuk mendoj se ka qenë e mirë për institucionin për me u vjedh Thesari, megjithatë mendoj se përbën skandal, pate apo nuk pate faj ti. Unë nuk po them që ke pas faj ti, unë po them që ka qenë skandal…Thesari me tu vjedh para syve është skandal”, tha ai në Kanal 10, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Bajrami e cila tha se ajo nuk është fajtore, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë përgjegjësi.

“Unë s’kam pas mundësi të dyshoj te të gjithë 2 mijë punëtorët e Thesarit. E kemi zënë njerin, e kemi lajmëru te të gjithë institucionet, njeriu sot është në burg dhe ka aktakuzë”, shtoi ajo./Reporteri/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...