De Ligt shpjegon arsyet pse shkoi në Bayern dhe u largua nga Juventus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Matthijs de Ligt ka shpjeguar pse ai u largua nga Juventusi për në Bayernin e Munichut këtë verë, duke ndjerë së “ishte koha për një sfidë të re”

Mbrojtësi 22 vjeçar holandez ju bashkua bavarezëve muajin e kaluar për një marrëveshje 77 milionë euro, duke u larguar nga Juventusi pas tri sezoneve. De Ligt ka qenë startues i rregullt në Torino dhe ka punuar ngushtë me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini teksa ka vazhduar me zhvillimin e tij.

Duke folur për Kicker, De Ligt ka shpjeguar së pari pse ai dëshiroi të largohej nga Juventusi këtë verë.

“Ende kisha dy vite kontratë me në Juventus, u bërë mbrojtës i kompletuar atje, por ndjeva që ishte koha për një sfidë të re, ambient të ri. Në qershor Bayern Munich me kontaktoi dhe isha i interesuar menjëherë për këtë ofertë”.

Holandezi 22 vjeçar, mbrojtës, ka komentuar mandej për presionin dhe stilin e lojës së Bayernit.

“Kur luani për klube të mëdha si Bayerni i Munichut, ju gjithmonë keni presion. Stili i tyre i lojës me përshtatet për shkak se është një skuadër që orientohet ka futbolli ofensivë”.

Gjatë tri viteve në Torino, De Ligt bëri 117 paraqitje në të gjitha garat, duke ndihmuar skuadrën ta fitonte Scudetton, një Kupë të Italisë, një Super Kupë. Ai shënoi tetë gola dhe bëri tri asiste për ish klubin e tij.

Juventusi ka veoruar shpejt për ta zëvendësuar De Ligtin, duke nënshkruar me yllin e Torinos, Gleison Bremer. Fondet e kësaj shitje bën që ata ta mposhtin Interin për këtë mbrojtës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...