De Ligt: Ronaldo nuk ndikoi në zgjedhjen time

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Lojtari i fundit i transferuar në Juventus, Matthijs de Ligt, ka zbuluar se përkundër që Cristiano Ronaldo ia kishte kërkuar transferimin te “Zonja e Vjetër”, portugezi nuk kishte ndikuar në zgjedhjen e tij.

Matthijs de Ligt kishte zbuluar se Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar atij t’i bashkohet Juventusit në një bisedë në fushë pas finales së Ligës së Kombeve, të cilën e fitoi Portugalia, transmeton Gazeta Express.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Ronaldo dhe De Ligt u panë duke qeshur, prandaj qendërmbrojtësi i Ajaxit u pyet se çfarë kishte biseduar me sulmuesin e Juventusit.

“Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit. U trondita pak nga kjo pyetje, prandaj qesha. Nuk e kuptova atë në fillim”, kishte thënë De Ligt për NOS.

Mirëpo, në fund De Ligti vendosi ta zgjedhë Juventusin para Barcelonës, Paris Saint-Germainit e Manchester Unitedit jo për shkak të Ronaldos, por për shkak të trajnerit Maurizio Sarrit dhe pasi që gjithmonë ka qenë tifozë i bardhezinjve.

“Pas finales së Ligës së Kombeve, unë tashmë e kisha vendosur që do ta shkoja në Juventus, por ishte një kompliment i madh që Cristiano erdhi dhe më kërkoi që të vija këtu. Por, kjo nuk ndikoi te unë”, tha De Ligti.

“Unë erdha këtu sepse Italia është njëra ndër vendet më tradicionale për mbrojtësit. Juventusi është një hap i mrekullueshëm për mua”.

“Unë bisedova me Maurizio Sarrin në telefon para se të vija këtu për ta njohur njëri-tjetrin. Ai ishte njëra ndër arsyet pse erdha. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për të dhe më pëlqen filozofia e tij në futboll dhe mënyra se si ai e përgatit mbrojtjen e tij”.

“Fotografia ime në fanellën e Juventusit ishte shkrepur kura isha gjashtë apo shtatëvjeçar. Në atë kohë unë e adhuroja Fabio Cannavaron. Unë gjithmonë e kam pasur një ndjenjë të mirë për Juventusin dhe gjithmonë kam qenë tifoz”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...